Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotshme, ka qëndruar në Shqipëri, kryesisht në zonat e prekura nga tërmeti tragjik si Thumanë e Durrës.
Haradinaj përmes një postimi, vlerësoi lartë solidaritetin e kosovarëve me shqipëtarët e Shqipërisë.
Sipas tij, ajo që po bën Kosovë, është njerëzore, duke shtuar se kujdesi nuk duhet të mungojë.
Postimi i plotë:
Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë.
Ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore, sepse ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë.
Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë!