Ramush Haradianj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë për “Pressing” të T7, të enjten, ka kritikuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.
Një nga këto kritika ishte edhe mënyra sesi Qeveria deklarohet për situatën në veri, ku shpesh zyrtarët qeveritarë thonë se “mund të ketë luftë”.
Së fundmi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për CNN të martën përmendi edhe bazat e Serbisë që i ka për rreth kufirit të Kosovës.
Por, Haradinaj ka deklaruar se në veri të Kosovës është “Green Berets”, një njësi elitare amerikane që janë të specializuara në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake.
Për këtë, Haradinaj tha se “është ofendim”, që siç i cilësoi zyrarët qeveritarë “fëmijaqa”, të tregojnë se çfarë është duke ndodhur në veri.
“E keni krevatën e gjelbvrt( i tha Haradinaj Dukagjin Goranit), a është Green Berets, njësitë më elitë Amerikës i ke në Veri dhe lideri më i fortë e tyre i Green Berets, niveli më i lartë i gardës. Sa për këta fëmijqa, e sa për Albin Kurtin po na tregon sa baza i ka Serbia anej, ky është ofendim i inteligjencës. Ky është hajgarexhi, Green Berets është në veri, është ekspertiza e vendeve aleate, është KFOR’i”.
“Këto çështje sigurisë këta janë kështu showman, kurrë një kompetencë tjetër nuk e kanë. Këta janë showman”, ka deklaruar Haradinaj.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…