Protestuesit e opozitës në Shqipëri kanë sulmuar me bomba molotov godinën e Kryeministrisë gjatë momentit që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën në protestën e opozitës.
Sulmi ndaj godinës së qeverisë ndodhi intensivisht gjatë 5 minutave të para kur Berisha mori fjalën në protestë përmes një video-lidhjeje me “Zoom”.
Kjo është e njëjta taktikë, që protestuesit ndjekin edhe gjatë protestave para bashkisë së Tiranës.
“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ndërprisni sulmin me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. Organizatorët e protestës të marrin masa të largohen nga protesta personat e dhunshëm e të maskuar,” është kjo thirrja që po bëhet nga policia me altoparlantë.
Policia ka ndërhyrë për të shuar flakët, ndërkohë që nuk raportohen dëmtime në njerëz.
Flakët e zjarrit u shuan menjëherë nga shërbimet e policisë të cilat qëndrojnë në gatishmëri.
Situata u normalizua brenda disa minutash.
Sulmi me molotov u ndal nga protestuesit dhe nuk pati tentative të tjera prej tyre për të hequr gardhin metalik mbrojtës të vendosur nga forcat e rendit.
Ky tubim vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i la logon e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Qëllimi i kësaj proteste të opozitës është krijimi i një qeverie teknike, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Ndërkohë, policia kaloi në gatishmëri që prej orës 18:00 dhe janë angazhuar 1000 forca.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…