Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ceremonisë së vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se shqiptarët nuk janë më në dimrin e vetmisë së madhe, shkruan Indeksonline.
Haradinaj u shpreh se ndihet i nderuar që Ushtria e Kosovës e ka kryer misionin e saj të shenjtë kushtetues dhe patriotik.
Postimi i plotë:
Ne jemi unik si kurrë më parë, sepse të bashkuar s’ka tërmet që na ligështon!
Sot, jemi të gjithë të nderuar nga Presidenti shqiptar Ilir Meta, me ndarjen e dekoratave për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik.
Këtë nder na e krijoi Ushtria jonë, e cila me profesionalizëm e në heshtje, pa mburrje e vet-reklamë kreu misionin e saj të shenjtë kushtetues dhe patriotik, që ia ka besuar populli i Kosovës!
Me gatishmërinë tonë, duke vënë në funksion të gjithë mekanizmat shtetëror ndaj vëllezërve dhe motrave andej kufirit, morëm një mesazh historik, se ne shqiptarët nuk jemi më në dimrin e vetmisë së madhe.
Jemi rritur vetë dhe kemi shumë miq që na duan.
Krenar me Forcën tonë!
RH
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…