Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Milan Radoiçiqi është kthyer në Kosovë me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër. Ka shtuar se ai u kthye në faktor marrëveshjesh gjatë qeverisjes Kurti.
“Radoiçiqi është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës me 2018. U bastis banesa e tij në veri të Mitrovicës. Që atëherë e ka lëshuar Kosovën. Në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe. Që atë kohë Haradinaj si kryeministër, si deputet, si kryetar i AAK nuk ka komunikim me atë njeri. Kush ka të dhëna e lus qiteni publikisht sot e kur të doni. Një njeri i ikur nga Kosova me pamundësi të kthehet më ka na u ringjall me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër. Ka mbërritur të bëhet faktor me ardhjen e LVV në pushtet dhe te Kurtit. Gjate kohës së qeverisjes së Kurtit, pos banesës që e kishte në veri ai ndërtoi një vilë të madhe të bukur në breg të liqenit dhe jo vetëm kaq por arriti të lidhë marrëveshje me Albin Kurtin. Me 2018 i ndjekur nga qeveria Haradinaj, tani Radoiçiq u kthy në faktor të marrëveshjeve me Kurtin”, ka thënë ai.
Haradinaj është shprehur se VV-ja është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së, ndërsa Kurtit i ka thënë se është spiun i Serbisë.
Ai ka shtuar se Kusari-Lila duhet të shkarkohet.
“Kam qenë në këtë seancë s’kam mund me ju besu syve të mi, hera e vetme që i kam pa një parti shqiptare dhe një serbe të bashkohen kundër veteranëve të UÇK. Ne po i gjuhemi në qafë Kusari lilës me të drejtë se është zbatuese por mos të harrojmë që është vartëse e Albin Kurtit. Kurti është spiun i Serbisë. Nëse më 2018 paska qenë gabim te takohet Radoiçiq i pandjekur nga drejtësia e i papërfshirë në listë të zezë të SHBA, çka është komunikimi me të pas aktakuzës. A ka akt më të rëndë të tradhtisë me u bë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK. Ky po lanë borxh. Është i nxënë prej tyre, është spiun i tyre. Më mirë do të ishte të vinte të fliste këtu mos t’ia linte barrën Kusarit. Ne na jepet fotoja e Sveçlës në veri për aso u tregon Rashit Qalaj kur i kanë bastis kur i kanë sjellë gjysmë zhveshur në Prishtinë.. Albin Kurti po na jep fotografi të Sveçles duke bërë shoëbiz në veri. Të gjithë do të jemi bashkëfajtorë nëse se marrim vesh në kohë. E mbështesim shkarkimin e saj po mendojmë që llogari duhet të japë shefi i saj Albin Kurti”.