Ka nisur të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me audio-incizimet e shefes së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq,
Në këtë seancë të jashtëzakonshme nuk po marrin pjesë deputetët e mazhorancës, LVV-së.
E në nisje të seancës së jashtëzakonshme, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se është fatkeqësi i madhe me pa një shumicë prej 50 për qind që i ka fituar zgjedhjet e i ikë ballafaqimit me të vërtetën.
“Nuk e kemi asnjëherë në të kaluarën e shpresoj të jetë hera e fundit që po e shohim”, tha ai, duke shtuar Kusari-Lila dhe deputetët e LVV do të duhej të ishin në Kuvend për tu ballafaquar me të vërtetën.
“Po ashtu, ajo që është shumë e rëndësishme, dje në këtë foltore Mimoza Kusari Lila pati aludime që do të nxirren fotografi dhe pamje nga përurimi i shtëpisë së Radoiçiqit me zyrtarë të shtetit të Kosovës.
I bëra thirrje edhe dje, i bëj thirrje edhe sot se është në interes të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës me pa kush janë ata njerëz që kanë marr pjesë në përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit, kush janë ata njerëz që kanë dërgu dhurata për familjen dhe fëmijët e tij, pra është në interes sepse një gjë e tillë cenon sigurinë kombëtare të vendit tonë”, u shpreh Tahiri.
Tutje, shefi i GP-së së PDK-së tha se BIA serbe ka ndikuar agjendën e Kuvendit të Kosovës.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…