Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një deklaratë për mediat ka folur sot dhe për takimet për mini-shengenin mes vendeve të Ballkanit.
Në deklaratën e tij, kryeministri në ikje u shpreh se nuk ka ftesë nga Shqipëria për Samitin e radhës për Minishengenin Ballkanik që do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor.
Haradinaj shtoi më tej se edhe nëse kjo ftesë vjen nga homologu i tij Edi Rama është i vendosur që të mos marrë pjesë.
“Kosova nuk është e ftuar me aq sa di unë, të paktën jo deri tani që unë flas. Edhe në rrethanat që janë deri tani unë nuk marr pjesë. Por edhe ftesë nuk kemi marrë”, u shpreh Haradinaj.
Pak javë më parë në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet u vetpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiq-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së/Standaerd.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…