Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 244 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa Ramush Haradinaj tha se që nga viti 1999, 4 korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët.
“Festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Amerikë, urime Dita e Pavarësisë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot Shtetet e Bashkuara shënojnë 244 vjetorin e fitores. Nën udhëheqjen e presidentit Xhorxh Uashington, pas luftës së gjatë e me shumë sakrifica, u lind shteti që sot ka armatën dhe ekonominë më të fuqishme në glob, për shkak se të tillë e ka edhe demokracinë. Për atë edhe quhet Toka e të Lirëve. Që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët. Festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Amerikë, urime Dita e Pavarësisë!