POLITIKE

Haradinaj, qeverisë: O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur budallenj dhe të çmendur qeveritarët duke thënë se nuk po e pranojnë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gazsjellësin duke mos ofruar alternativë tjetër.

“Këta njerëz tani nuk e lajnë Amerikën me i shti 200 milionë pare, nuk ua plotësojnë ato kriteret afatet që ata me i shti paret në gazsjellës prej Shkupit në Prishtinë pa ofruar ndonjë alternativë tjetër në kohën e krizës energjetike që po lajmërohet në botë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Haradinaj aludoi se me këtë vendim qeveria e Kosovës po i ndihmon Rusisë dhe vazhdoi t’i rëndoje akuzat dhe etiketimet ndaj qeverisë.

“O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend”.


“Nuk është veç budallë, ky osht krim çka janë t’u ba. S’di qysh shpjegohet ndryshe. Qysh guxon 3 vjet studim e dakordim e negocim e me ardhë dakord Amerika me ta pru gazsjellësin prej Shkupit që t’i lehtëson me procedura me ça t’dush”.

“Kush guxon me ta prekë atë gazsjellës najher në histori të njerëzimit nëse i ka shti paret presidenti i Amerikës për atë gazsjellës”.

Haradinaj kërkoi të dijë për përgjigjen që qeveria do të duhet t’ia japë Gjakovës dhe tërë Kosovës në rast të krizës eventuale me energjinë.

“Ai njeri që ia ban këta vendit të vet asht i mallkum, ai s’o ka din çka o kah ban. Ai është i çmendun, ai osht kah e merr në qafë një popull”.

“Janë t’u e rreziku këtë vend tmerrësisht. Çka kanë me i thanë nesër Gjakovës e njerëzve të tjerë kur të fillojë kriza e energjetike kur të rriten çmimet e energjisë e s’e ka lanë një plan alternativ me ardhë të energjisë bre?”

Ai shtoi se sa ishte ai në qeveri i kishte shpejtuar afatet e marrëveshjes për gazin, teksa Kurtin e akuzoi se nuk i tregon kurrë se cilët janë ekspertët me të cilët konsultohet për këto çështje.

“I ka afatet e veta, unë i kam përshpejtu afatet. Edhe [Avdullah] Hoti ka qenë mjaft i kujdesshëm. Kur ka ardhë Kurti me qëllim i ka vonue. Ua ka vonu çdo afat tjetër”.

“Tani në nëntor ka pasë me ndodhë investimi, ky s’i ka plotësu afatet e vjetra sepse iu ka lypë shpjegime. Kurrë s’na i tregon ekspertët e tij”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago