Haradinaj shkon për ngushëllime te familja nënoficerit të FSK-së që vdiq të martën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për ngushëllime në familjen Ejupi.

Haradinaj ka ngushëlluar familjen Ejupi me rastin e vdekjes së nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi.

Ai tha gjithashtu se Kosova përherë me nder e krenari, do ta kuptojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit.

“Kosova përherë me nder e krenari, do ta kujtojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si pjesëtar i ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.