Sot kanë diplomuar edhe 15 kadetë të rinj të FSK-së të gjeneratës 2020, ku prezent ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për ta përcjell edhe diplomimin e nipit të tij, Luan Haradinaj.
Haradinaj tregoi në emisionin Debat Plus se është emocionuar shumë gjatë kësaj ceremonie.
Tha se ka qarë dy herë.
“Sot isha në gradimin e gjeneratës 2020 të kadetëve të rinj të FSK-së. Dy herë kam kajtë në atë ceremoni”, tha ai.
Haradinaj tha se emocion të veçantë i dha edhe gradimi i një kadete të re nga Shqipëria, e cila është aftësuar ushtarakisht në Kosovë, përkundër se betimin e ka dhënë në ambasadë ashtu siç kërkohet me protokoll.
“Një herë doli një vajzë e re e Shqipërisë, e cila ishte aftësuar në Kosovë. Ajo betimin e dha në ambasadë, por më emocionoi shumë”, theksoi ai.