POLITIKE

Haradinaj sulmon Ramën dhe Vuçiqin: Minishengeni është cucëll mashtruese

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Frontal në T7 ka folur sot për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, dhe sulmet që ky i fundit ia bëri Kosovës për minishengenin.

Haradinaj ka thënë se nuk ka diçka personale me Ramën, mirëpo shton se ishte përpara një rreziku të madh që Kosova të ndahet, e që kinse një pjesë të bashkohet me Shqipërinë.

“Unë s’kam nuk e bëj kurrgjë në baza personale, jam ndodhë para një rreziku të madh që Kosova me u nda, në emër që gjoja ajo pjesë që mbetet të bashkohet me Shqipërinë, unë jam detyru me dalë kundër, interesi nacional, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës, është nënshtrim, nuk mundesh me i imponu kurrgjë Serbisë, e pastaj pse me të njoftë najherë Serbia”, thotë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë përmend edhe presionet e bëra për heqje të taksës.

“Hjekja e taksës, presionet që janë bë, kur dilshin thojshin që duhet me u hjekë taksa, minishengeni është veç një formulë. Na nuk jena Amerikë më thojnë mu, ky minishengeni është bërë me shti Kosovën në qat klub”, shton tutje.

Haradinaj ka thënë se minishengeni është cucëll mashtrues për Edi Ramën dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ata nuk e kanë qat lodrën që patën qef me lujt me to, tash e kanë maru një lodër të veten, është një far lloje cuclle mashtruese për krejt që janë të, është cucëll mashtruese edhe për Vuçiqin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Po ta kish provu ish dalë keq për Kosovën, nuk humbin po edhe nuk fitojnë.

Unë e kam thënë disa herë ne jemi vëllezër shqiptar, unë nuk kam vlerësime të qfarëdo natyrë për individin çka thotë ai”, thotë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago