Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, në një vjetorin e vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe, është takuar me Kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i ShBA-së në kuadër të KFOR-it.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka thënë se populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi
“Kënaqesi e veçantë takimi me Kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i ShBA-së në kuadër të KFOR-it (U.S National Support Element – NSE). Pranimi i flamurit amerikan, i valvitur më datë 20 nëntor 2019 në Kampin Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-ve, është poashtu një nder dhe privilegj. Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi. Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes”, ka shkruar Hardinaj.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…