Ramush Haradinaj është takuar me Kongresmenin Eliot Engel.
Ai përmes një postimi tha se është fat i madh që kemi Kongresmenin Engel në krah të Kosovës si mbrojtësin më të madh të shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Në Kongresin amerikan, drekë pune me mikun e madh të shqiptarëve dhe Kosovës, Kongresmenin Eliot Engel.
Është fat i madh që kemi Kongresmenin Engel në krah të Kosovës si mbrojtësin më të madh të shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta.
Me Kongresmenin Engel biseduam për progresin dhe sfidat e Kosovës. Kemi demokraci të konsoliduar mirë dhe duhet që bashkë me ShBA të ballafaqohemi me sfidat./