KRYESORE

Vuçiq i mbron serbët e që e vranë rreshterin Afrim Bunjaku: Ata nuk mund të jenë terroristë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se sulmuesit e policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit nuk janë terroristë.

“Për mua, si president i Serbisë, ata njerëz nuk mund të jenë terroristë. A mund ta justifikoj vrasjen e një polici… nuk ka asnjë arsyetim dhe për këtë, autoritetet shtetërore serbe do të ndërmarrin hapa”, tha Vuçiq për Radiotelevizionin Serb.

Tutje, Vuçiqi tha se tani “ka shumë më tepër informacion” sesa në ditën e sulmit, kur për herë të parë iu drejtua publikut në Serbi.

“Ne do t’u kërkojmë atyre të na tregojnë pamjet me dron se si u vra polici. Vrasja nuk ishte e planifikuar”, tha ai.

Ai ka thënë se Serbia sot ka shpallur Ditë të Zisë për të gjithë serbët e vrarë, si dhe për policin e Kosovës në veri të Kosovës.

“Serbia vendosi për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë, për shkak të vdekjes së të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja e Kushtetutës së vendit tonë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie për tre serbët e vrarë dhe policin e vrarë. Mendoj se është një vendim i civilizuar dhe serioz”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Vuçiq i është përgjigjur edhe deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se Dita e Zisë është “sinjali më i keq që mund të dërgojë Serbia”, duke thënë se Rama nuk po thotë të vërtetën.

“Është e vërtetë se komunat serbe në veri të Kosovës kanë shpallur zi vetëm për serbët e vrarë. Ne e kemi shpallur për të gjithë. Nuk është hera e parë që Rama nuk e thotë të vërtetën”, tha Vuçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

14 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago