Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Në një video të postuar në Facebook, Haradinaj i ka ftuar bashkatdhetarët e tij të votojnë për sigurinë e përjetshme të Kosovës. “Kosova i ka shpallur zgjedhjet,” tha Haradinaj.
“Kosova me zgjedhjet mund të bëjë ndryshimin.”
Haradinaj ka theksuar se AAK-ja po punon për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Unë, Aleanca, koalicioni ynë që kam nderin ta drejtoj, po punojmë që Kosova të jetë e sigurt përgjithmonë, të anëtarësohet në NATO,” shtoi ai.
“Kemi nevojë për ju, regjistrohuni si votues, votoni dhe bëni të mundur ndryshimin dhe sigurinë e përjetshme të Kosovës”, thotë ai.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…