Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e ka prishur koalicionin qeverisës për shkak se Kosova po shkonte drejt ndarjes.
Haradinaj në “Debat Plus”, ka thënë se se ka pasur presion të shumtë nga Bashkësia Ndërkombëtare si dhe presion të brendshëm për ndarjen e Kosovës, përcjell Telegrafi.
“Ju kam thënë edhe Bashkësisë Ndërkombëtare mos shkoni në këtë rrugë, se kjo për me nda Kosovën nuk mund të bëhet. Unë e kam ndëshku vetën dhe koalicioni tim. Për shkak se koalicioni ka qenë duke shkuar drejt ndarjes së Kosovës. Taksa ka qenë vetëm pretekst. Për këtë arsye e kam prishë koalicionin”, ka pohuar ai.
Haradinaj ka thënë se nuk ka dashtë t’ia hekë taksën Serbisë dhe të dorëzohet.
“Nuk e largojë taksën edhe nëse çmenden”, ka shtuar ai.
Ai po ashtu ka thënë se nëse Albin Kurti bëhet kryeministër dhe e heq taksën, ai do të bëjë gabim të madh.
“Nëse Albini e largon taksën e bën një gabim të madh të pafalshëm dhe të pariparueshëm. Mendoj që është gabim të hiqet taksa, unë kam shkuar në shtëpi, e kam mbrojt vendim tim dhe ia kam tregu mexhen Serbisë dhe jam me fytyrë në shtëpi”, ka deklaruar ai.