POLITIKE

Haradinaj vazhdon me akuza për Thaçin ,Ramën e Çitakun për shkëmbim territoresh

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajazitit me rastin e ditëlindjes së tij, foli edhe rreth prezantimit të mbrëmshëm të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në mbledhjes e Këshillit të Sigurimit.

Duke mos e komentuar shumë paraqiten e Çitakut, Haradinaj vazhdoi me akuza për idenë e shkëmbimit të territoreve ku sipas tij pro kësaj ideje përveç presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama u rreshtua edhe ambasadorja kosovare, Vlora Çitaku.

Duke e konsideruar si të gabuar këtë veprim, kryeministri në detyrë deklaroi se veprime të tilla nuk i pengojnë zyrtarët e Kosovës që t’i shërbejnë vendit në situata tjera.

“Plot zyrtar të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, të gjithë që kanë qenë pjesë e kësaj çoftë Vlora, qoftë zotëri Thaçi, qoftë kryeministri Rama, qoftë të tjerë me këtë ky gabim nuk ua ndalon atyre në tema tjera dhe situata tjera me i shërbye vendit, pra nuk është e ndaluar. Po është e vërtetë kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje të Kosovës në emër të shkëmbimeve territoreve”, tha kryeministri në detyrë.

I pyetur se si e sheh Albin Kurtin si pasues të tij, Haradinaj tha se nëse punon në interes të vendit do e përkrah në të kundërtën do e kundërshtojë atë.

“Nuk është pasues i imi, është kryetari i Qeverisë së vendit nëse e voton Parlamenti dhe i uroj sukses në punët në interes të vendit, nëse punon në interes të vendit i jap përkrahje, nëse jo e kundërshtoj“, tha Haradinaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago