POLITIKE

Haradinaj: Vizat janë afër, rrini gati

Ka mbetur më pak se një muaj e gjysmë deri në fund të vitit, por kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj vazhdon të thotë se liberalizimi i vizave për kosovarët do të mund të ndodh brenda këtij viti.

Ai në një intervistë për KosovaPress, thotë se edhe pse është ofruar fundi i vitit dhjetori mbetet opsion që Kosova të marrë lajmin për liberalizim të vizave. Ndërsa, thekson se edhe pse është kryeministër në detyrë vazhdon që të angazhohet që Kosova të marrë liberalizimin brenda këtij viti.

Haradinaj ka folur edhe për mini-shengenin ballkanik, ku ka thënë se është kundër kësaj ideje, të cilën e quan si të rrezikshme për vendin.

Haradinaj: Është opsion ende në dhjetor

“Është opsion ende në dhjetor, pra do të mbahet një takim i Këshillit të Evropës në dhjetor, dëshira ime është me hy në rend dite. Sot isha në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Finlandës, e kanë presidencën e BE-së, vazhdojë të komunikojë me qeverinë gjermane. Jemi në punë për mundësinë, pra me ndodh vendimi në këtë vit, po kryejmë punë edhe me qeveritë e tjera po janë pak të ndjeshme. Ekziston mundësia reale ajo që kishim pas dëshirë është që të paktën një anëtarë i Këshillit, një vend, një shtet, si rasti i Gjermanisë që ministri e ka deklaruar, por tani ta formalizon vendimin që sa i përket Gjermanisë kosovarët mund të udhëtojë pa viza. Kjo kish qenë mirë me ndodh para krishtlindjeve, para vitit të ri. Jemi duke punuar ende, është bukur ngushtë në kohë me thënë të drejtën, bukur vështirë është”, thotë ai.

Haradinaj thotë se njerëzit mund të jenë skeptik për shkak se ky proces ka zgjatur shumë, por ai thotë se dhjetori mund të jetë muaji kur merret lajmi për liberalizim të vizave.

Këtë premtim se vizat mund të hiqen në dhjetor Haradinaj thotë se nuk e bënë për vota, pasi që zgjedhjet janë kryer.

Haradinaj: Ende është opsionale, bukur vështirë jemi, por ende është opsionale

“Po ka skeptikë, po ka kundërshtues, po ka inatqor, jo veç në Kosovë, po edhe jashtë, edhe në rajon që po mundohen me i pengua këto procese. Unë më nuk i bëjë për shkak të votave, se njerëzit zakonisht kujtojnë që e kemi hallin te vota, zgjedhjet janë kryer shpresoj që të ndodh sa jam unë në zyre, nëse jo nesër vjen tjetri shpresoj ditën e parë ta ketë liberalizimin. Kjo është diçka që na ka munguar, është e drejtë e jona, e Kosovës, i kemi plotësuar kushtet, qytetarët tanë e meritojnë, është më rëndësi shumë që të ndodh. Pra, ende është opsionale, bukur vështirë jemi, është vonuar, u harxhua koha, por ende është opsionale. Nuk po jemi të koordinuar mirë, edhe pozita edhe opozita, të gjithë ne duhet të kërkojmë që të ndodh sa më shpejt” thotë Haradinaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago