LAJME

Harry Styles e pështyn kolegun Chris Pine?

Përfaqësuesit e aktorëve të filmit “Don’t Worry Darling”, Harry Styles dhe Chris Pine, e kanë mohuar lajmin që Styles e ka pështyrë kolegun e tij Pine, gjatë premierës së filmit të tyre në Venecie.

Të martën mbrëma (6 shtator) mediat sociale u pushtuan nga ky lajm, pasi një gazetar sugjeroi se në një video që po qarkullon online, Harry duket duke pështyrë në drejtim të Chrisit, teksa ulet në karrigen e tij.

Sipas gazetës “The Guardian”, një burim afër këngëtarit britanik të shndërruar në aktor deklaroi se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Edhe zëdhënësi i yllit hollywoodian, Pine, u pajtua me këtë konstatim duke e quajtur atë një lajm qesharak.

“Ky është një lajm qesharak, tërësisht i fabrikuar dhe rezultat i një iluzioni të çuditshëm online që është mashtrues dhe lejon të bëhen spekulime të çmendura për dy aktorët. Këta burra kanë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe spekulimet janë veçse një përpjekje flagrante për të krijuar dramë, e cila thjesht nuk ekziston”.

Videon ku Styles duket sikur e pështynë Pinein, i cili në sallën ku shfaqej filmi i tyre ishte i ulur mes tij dhe regjisores, Olivia Wilde, e cila njëkohësisht është e dashura e Stylesit në jetën reale, është shpërndarë nga portale të shumta. Dhe ajo që i bëri njerëzit të mendojnë se ky incident kishte ndodhur me të vërtetë, është reagimi i Chrisit i cili duket i neveritur në ato momente, raporton BBC.

 

 

Filmi është përcjell nga një varg polemikash pasi protagonistja e tij, Florence Pugh, e cila në ekran e luan rolin e të dashurës së personazhit të Harry Stylesit, parakaloi mbi qilimin e kuq të shtruar në kuadër të Festivalit të filmit në Venecie, por mungoi dukshëm në konferencën për shtyp.

Kur u pyet nga një gazetar në lidhje me përçarjet mes aktorëve të filmit, Olivia Wilde, tha se ajo nuk pranon të kontribuojë në “thashethemet e pafundme të tabloideve”, dhe në vend të kësaj zgjodhi ta lavdërojë Flerencen dhe aftësitë e saj në aktrim.

“Don’t Worry Darling”, i cili lansohet nëpër kinematë britanike në fund të muajit shtator, ka marrë vlerësime të përziera nga kritikët e filmit, disa prej së cilëve e quajtën një tregim jo bindës i periferisë distopike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

11 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

15 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

15 orë ago