“Shqipëria është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Kur Shqipëria është në sulm, SHBA do të ndërmarrë veprime”.
Kështu deklaroi ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim në një prononcim për shtyp, pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit
Qeveria shqiptare ndërpreu të mërkurën e 7 shtatorit marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.
Kjo e fundit ka kohë 24 orë për të larguar misionin e saj diplomatik nga territori shqiptar.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“U zbulua se sulmi i 15 korrikut nuk ishte një operacion individësh, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit”.
Ndër të tjera, Kim tha takimi në kryesinë e Kuvendit, me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe zëvendëskryetarin, Agron Gjekmarkaj është bërë traditë në fillim të çdo sesioni të ri parlamentar dhe u ndal tek angazhimi për forcimin e institucioneve demokratike.
“Si unë si pararendësit e kemi bërë traditë të takohemi me kryetarët e kuvendit në fillim të sesionit. Dhe gjithashtu është e rëndësishme për ne të angazhohemi në mënyrë që të theksojmë rëndësinë e ligjeve, mbajtjen e rregullave dhe forcimin e institucioneve demokratike”.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…