Hashim ​Thaçi dënon sulmet iraniane kundër SHBA-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar sulmet iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të tyre, duke i bërë thirrje Teheranit zyrtar të heqë dorë nga dhuna.

Ai në një postim në Twitter shpreh mbështetjen e Kosovës për aleatët e saj dhe SHBA-në.

“Ne i dënojmë sulmet raketore iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të vendosura në Irak që janë të fokusuara në mposhtjen e ISIS. Kosova është anëtar zyrtar i Koalicionit dhe ne i bëjmë thirrje Iranit që të dekurajojë dhunën. Ne mbetemi në mbështetje të SHBA dhe familjes sonë atlantike në këtë kohë trazirash”, shkruan Thaçi.