Hashim Thaçi sillet nga Haga në Kosovë, arrin te varri i babait në Burojë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë për të pamet e babait të tij, që vdiq të dielën.

Ai aktualisht është duke vizituar varrin e babait të ndjerë, tek i cili ka vendosur një kurorë me lule.

Thaçit nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait, por ai është lejuar që tri ditë pas varrimit të vijë për ngushëllime.

Haxhi Thaçi, vdiq të dielën pas një sëmundje të rëndë, ndërsa u varros të martën në Burojë të Skenderajt.

Ai një kohë ishte i shtrirë në spital, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Pak ditë para se ai t’i mbyllte sytë, atë në spital e vizitoi djali i tij, ish-presidenti Hashim Thaçi. Thaçi të enjten e kaluar qëndroi në Kosovë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa babai i tij mbylli sytë tri ditë më pas.