Aeroporti i Tiranës (TIA) është zyrtarisht aeroporti me trafikun më të madh të pasagjerëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Sipas statistikave të vitit të kaluar, Aeroporti “Nënë Tereza” ia kaloi edhe atij të Beogradit, që e mbante këtë vend prej dekadash.
Në Aeroportin e Tiranës ka 1.500 fluturime në javë drejt 107 destinacioneve dhe pritet që të ketë fluturime në drejtim të SHBA-së. Njëkohësisht, në renditjen e fundit TIA është aeroporti me rritjen më të lartë në Europë për numrin e pasagjerëve dhe aeroporti i pestë i Ballkanit pas atij të Stambollit, Bukureshtit dhe Athinës.Ndërkohë, për sa i përket aeroporteve të tjera në Ballkan shihet një rritje e pasagjereve edhe ne Aeroportin e Prishtinës, i cili renditet i katërti në rajon pas atyre të Beogradit dhe Zagrebit. Sipas shifrave zyrtare, nga Aeroporti i Prishtinës fluturuan 4,1 milionë pasagjerë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 19,2%, e dyta më e larta në rajon pas Tiranës.
Nga aeroporti i Shkupit fluturuan mbi 3,1 milionë pasagjerë gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej vetëm 1% krahasuar me vitin 2023.
Nga dy aeroportet e Malit të Zi, Podgoricë dhe Tivat fluturuan 2,9 milionë pasagjerë ose 15% më shumë se një vit më parë./
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…