Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit së Mbrojtjes.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ministri, Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij.
“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu, për Dukagjinin.
Armend Mehaj të martën ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes.
Ejup Maqedonci e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, të martën gjatë një ceremonie të dorëzim-pranimit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…