POLITIKE

Haskuka e quan “ProntoProkurori” atë të Prizrenit, pas arrestimit të zyrtarëve komunalë

Këtë të premte, në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë dëgjuar 4 dëshmitarë për rastin e dy zyrtarëve ligjorë të Komunës së Prizrenit, Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi, të cilët janë në paraburgim që nga 16 janari.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me një rast të këmbimit të pronës komunale me atë private, raporton KTV.

Opozita në këtë komunë thotë se procesi i këmbimit të parcelave të pronës publike me atë private, do të duhej të kalonte përmes procedurave, për të marrë miratimin e Kuvendit komunal, gjë që në këtë rast nuk ka ndodhur.

Mbrojtja e dy zyrtarëve të arrestuar ka kërkuar që ata të mbrohen në liri, e një kërkesë e tillë më herët ishte hedhur poshtë nga gjykata.

Prokuroria dyshon se dy zyrtarët ligjorë kanë keqpërdorur detyrën në dëm të Komunës së Prizrenit.

Me këtë rast, ata kanë anashkaluar procedurat që do të duhet të inicioheshin nga kryetari i Komunës dhe Kuvendi, kur shkëmbehet prona publike me persona privatë.

Sipas dyshimeve, ata gjithashtu kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës ndaj vendimit.

Fillimisht, ky rast ishte raportuar në Prokurorinë Themelore në Prizren, nga AAK-ja.

KTV-ja ka provuar të flasë edhe me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, për këtë, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit.

Në faqen e tij në Facebook, institucionin e ndjekjes e ka quajtur “Pronto Prokurori”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago