Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë lindore. Deri më tani nuk raportohet për viktima.
Magnituda e këtij tërmeti sipas EMSC është 6.8 rihter ndërsa epiqendra ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km, ndërsa lëkundja është shënuar në orën 17:55. Prej disa ditësh Turqia goditet nga lëkundjet e tërmetit, por intensiteti i tyre ka qenë shumë më i ulët sesa sot.
Turqia është prekur nga tërmeti edhe gjatë ditës së mërkurë (22 Janar) në provincën perëndimore të Manisa ku u regjistrua magnituda 5.4 ballë. Me anë të një deklarate, kryetari i bashkisë së Elazig ka thënë se deri më tani nuk raportohet për viktima. Ndërkohë vetëm pak minuta pas tërmetit 6.8 rihter, një tjetër paslëkundje është ndjerë në këtë zonë. Sipas mediave turke kësaj herë ishte 5.4 rihter. Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…