Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas deklaratës së kreut të partisë, Isa Musatafa, i cili statistikat e raportit të UNDP-së për kënaqshmërinë e qytetarëve me punën e institucioneve të vendit, i ka cilësuar ‘simpati përsonale’.
Avdyli ka thënë se i beson raportit të publikuar dje nga UNDP, pasi që sipas tij, numrat flasin vetë.
“Kur numrat flasin, fjalët janë të tepërta. Unë iu #besoj numrave sepse ato bazohen në fakte e realitet. Fjalët të bazuara në perceptime paraqesin vetëm dëshira personale që dikur veniten”, ka shkruar Avdyli në facebook.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se pas sugjerimit të ambasadorit gjerman Christian Heldt për leximin e raportit të UNDP-së për kënaqshmërinë e qytetarëve me punën e institucioneve të vendit, është shprehur i habitur me gjetjet e këtij raporti.
“U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet. E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet”, ka shkruar Mustafa.
Në anketën e publikuar dje nga UNDP thuhet se niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve të Kosovës për punën e kryeministrit këtë vit është rritur për 44.7 për qind për dallim me nëntorin e vitit 2019, ku kryeministër në detyrë ishte Ramush Haradinaj.Kjo është një nga gjetjet e raportit i nivelit të kënaqshmërisë gjatë muajit prill nga UNDP.
“Niveli i kënaqshmërisë së regjistruar me punën e Kryeministrit është 65.4 për qind. Kënaqshmëria me punën e Kryeministrit ka pësuar rritje nga 20.7% në 65.4%”, thuhet në raport.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…