Grupi i parë i haxhilerëve kosovarë, mbi 280, është kthyer sot nga Haxhi.
Me të arritur në Kosovë, ata thanë se gjendjen shpirtërore tani e kanë shumë më mirë, sesa para se të niseshin.
Shumica prej haxhilerëve sollën nga vendi i shenjtë i myslimanëve disa pako të bardha me vete.
Sipas kreut të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, sivjet ishte dukshëm numri më i vogël i kosovarëve që shkuan haxh, ndërkaq pret që vitin tjetër të shtohet numri I haxhilerëve.