Haxhiu i reagon Thaçit: President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas akuzave të presidentit Thaçi se familjarët e saj janë të involvuar në kontrollin e laborantëve të drogës.

Ajo ka thënë se Thaçi ka humbur toruan dhe sipas saj ai do të përgjigjet për këto akuza.

Ajo ka thënë se nesër do të deponojë padi ndaj deklaratave të Thaçit.

Postimi i saj i plotë:

Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda.

Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge!

Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt.

Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi.