Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar ashpër liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.
Haxhiu e ka akuzuar Haradinaj se prokurori Elez Blakaj është larguar nga Kosova për shkak të tij.
“Një prokuror special është detyruar ta lëshoj vendin për shkak teje. Ju keni kërkuar që ai të iu jap llogari. Kjo është ndërhyrje brutale i ke kërku raport për lëndën që po e heton. Ti s’ke drejt fare me fol për krim e korrupsion. Pse flet në foltore dicka që s’e beson as ti”, ka deklaruar Haxhiu, raporton Insajderi.
Ajo shtoi se Kosova është vend i vogël dhe të gjithë e dinë sa pasuri ka Haradinaj.
“Kosova është vend i vogël, të gjithë e dimë sa pasuri ke pas e sa ki tash. Kjo është e mjaftueshme besoj për ta ditur se kush është i korruptuar”, ka theksuar Haxhiu.
Në replikën e tij, Haradinaj ka thënë se edhe ministrja Haxhiu është pjesë e “lidhjes së dostave të kryeministrit Kurti”
“Kam respekt ndaj kësaj zonje s’mund të përdori fjalë ofenduese, faleminderit për ato që i the. Albin Kurti me vetëdije e ka kriju modelin e korrupsionit, në lidhjen e dostave është edhe kjo ministrja”.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…