Është prezantuar studimi i fizibilitetit dhe projekt-idesë për hekurudhën Durrës-Prishtinë, në një ceremoni të mbajtur në Shkodër të hënën.
Në një shkrim në Facebook të martën në mëngjes, ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku, e ka quajtur kapitull të ri ndërtimin e hekurudhës “Kuq e Zi”.
“Një hap konkret drejt jetësimit të një projekti kombëtar, që na afron edhe më shumë duke hapur një kapitull të ri mes dy vendeve dhe më gjerë, përmes nxitjes së shkëmbimeve, lëvizjes dhe zhvillimit të ekonomisë. Me vendosmëri, objektiv të qartë dhe padurim për të ecur sa më shpejt e pa humbur kohë për këtë vepër kombëtare”, ka shkruar ajo.
Balluku ka bërë të ditur se kjo hekurudhë do të jetë 105.8 kilometra e gjatë, do t’i ketë 43 ura, 14 tunele dhe shtatë stacione të reja. Përgjatë rrugës, ajo do të kalojë nga Shkodra në Gjakovë.
Sipas projektit të prezantuar, do të jenë nëntë udhëtime të trenit për pasagjerë që do të qarkullojnë në ditë. Nëse treni ndalet në çdo stacion, udhëtimi i plotë do të jetë nga Durrësi në Prishtinë për 5 orë e 54 minuta. Ndërsa nëse bëhet fjalë për trena rajonalë që ndalen vetëm në stacionet kryesore rruga do të jetë më e shkurtër – tri orë e 40 minuta.
Vlerësimi aktual është se i gjithë projekti do të kushtojë 1.8 miliardë euro.
Sa i përket afatit, ai më optimisti është që për 10 vjet të mbërrihet te treni i parë që do ta shfrytëzojë këtë hekurudhë.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…