Imazhet e reja satelitore tregojnë një rritje të konsiderueshme të vendosjes së forcave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën.
Helikopterë dhe grupe luftarake të përbërë nga tanke, transportues të blinduar të personelit dhe pajisje mbështetëse janë vendosur në aeroportin Millerovë, që ndodhet 16 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Millerovo është afër pjesës së kufirit të Ukrainës që kontrollohet nga separatistët pro-rusë të republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut.
Pak më në veri, një njësi e re helikopterësh janë vendosur pranë Valuyki, afërsisht 27 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën.
Gati 20 helikopterë mbeten të vendosur pranë Belgorodit, afërsisht 35 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën.
Në Krime, tani ka 70 helikopterë, në një bazë ajrore të pashfrytëzuar në liqenin Donuzlav në bregun e Detit të Zi.
Rritja e forcave ushtarake vjen pavarësisht një deklarate në fillim të kësaj jave nga Ministria ruse e Mbrojtjes se disa njësi ushtarake po largoheshin nga Ukraina dhe do të ktheheshin në bazat e tyre vendase.
Mediat ruse publikun video të trenave duke transportuar një numër tankesh.