Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar kryetaren e re të Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani se ka shkelur Ligjin për protokollin e Shtetit duke hequr fotografinë zyrtare të presidentit Hashim Thaçi nga zyra e saj dhe kërkon që kthimi i fotografisë së presidentit të vendit të ndodhë sa më parë.
“Vjosa Osmani, e zgjedhur natën dhe me votat e Listës Serbe, ka shkelur rëndë ligjin NR.03/L-132 Për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës duke hequr fotografinë zyrtare të Presidentit. Zbatimi i ligjit nuk varet nga dëshirat e askujt pavarësisht bindjeve politike dhe këtë gjë ajo duhet ta dijë mirë si eksperte dhe ligjëruese e jurisprudencës. Me veprimin e saj primitiv, kryekuvendarja e zgjedhur në mënyrë të dyshimtë, Vjosa Osmani përfaqëson mentalitetin e vjetër që synon hakmarrjen dhe përçon gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes së qytetarëve”, thuhet në reagim.
Për më tepër, PDK konsideron se qysh në ditën e parë në pozitën e re, Vjosa Osmani po dëshmon se përfaqëson vetëm interesin e saj brenda partisë së vet dhe jo institucionit ku është zgjedhur.
“Me këtë veprim antiligjor ajo gjithashtu fyen rëndë edhe institucionin që drejton, Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë dhe ligjvënies në vendin tonë.
PDK ka dhënë shembull pas zgjedhjeve të 6 tetorit duke mbetur në opozitë dhe siguruar tranzicionin e pushtetit, por nuk do të tolerojë që të cenohet rendi kushtetues e ligjor dhe asnjë institucion i rëndësishëm i Kosovës”, thuhet më tej në reagim.
PDK bën thirrje që kthimi i fotografisë së presidentit të ndodhë sa më parë dhe që administrata e Kuvendit të Kosovës të reagojë pa vonesë, në të kundërtën, fotografia e presidentit do të rikthehet në pozitën e vet me çdo kusht, si ruajtje e karakterit kushtetues dhe sovranitetit të vendit.
Po ashtu, PDK ka bërë të ditur se është po ashtu duke shqyrtuar dhe analizuar anën legale të zgjedhjes së Vjosa Osmanit si kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…