Hidhen granatë dore në shtëpitë e tre serbëve në Ranilluk, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje janë regjistruar tre sulme me grantë dore në tre lokacione të ndryshme në Ranilluk.

Në raportin 24-orësh të Policisë, është thënë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në dy shtëpi.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Gllogoc të Ranillukut.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturat të cilat ishin të parkuara në oborr” – thuhet në njoftim.

Ndërsa dy rastet e tjera kanë ndodhur në Ranilluk.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës” – njoftoi policia të shtunën.

“Ranilluk 22.09.2023 – 02:30. Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore), por ajo nuk kishte shpërthyer. Njësiti për deminim ka larguar mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes” – thuhet në njoftim.

Ranilluku gjendet afër qytetit të Gjilanit.