POLITIKE

Hisen Berisha tregon kur e kishte refuzuar LDK-ja

Ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka pranuar të bëhet pjesë e saj.

Berisha në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit ka thënë se refuzimi nga LDK i është bërë tash si dhe në vitin 2014.

“Nuk më kanë pranuar, dhe jo vetëm në këtë mandat, por edhe në vitin 2014. Për shkak të gjuhës, jam ma rugovistë se ata”, ka thënë ai.

Berisha ka treguar se ka dashtë të jetë pjesë e LDK-së, vetëm që të nis një mocion për shkarkimin e Isa Mustafës.

“Kam dashtë të iniciojë procedurën për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, sepse vetëm humbje i ka sjellë LDK-së, kjo ka qenë tendenca imë”, ka pohuar ai.

Ai ka thënë se po të ishte pjesë e LDK-së, do të fitonte mijëra vota në zgjedhje parlamentare.

Berisha i cili tashmë është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në politikë nuk ka hyrë për interesa të tij, por për ta pajtuar spektrin politik.

Gjithashtu ai ka deklaruar se pranon rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, dhe se PDK do të bëjë politikë edhe nga opozita.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago