Vepra e Marin Barletit “Historia e Skënderbeut” është përkthyer që në vitin 1596 në anglisht nga Zachary Jones dhe ekszistojnë sot disa versione të librit në gjuhë të ndryshme. Një version i plotë i veprës që është një nga më të rëndësishmet për historinë e heroit tonë kombëtar i përshtatur me anglishten e sotme nga David Hosaflook është prezantuar në Akademinë e Shkencave.
Barleti konsiderohet si një ndër autorët më të rëndësishëm sa i përket historisë së Skënderbeut dhe ribotimi i tij me anglishten e sotme është një hap shumë i rëndësishëm që vepra të rrugëtojë drejt lexuesit të ri.
Ky botim i plotë i veprës së Barletit që mbërrin te lexuesi me standardet e një botimi cilësor vjen si një ndër prezantimet e reja të panairit të librit akademik që vijon deri pasditen e së enjtes në ambientet e Akademisë së Shkencave.