I dyshuari që sulmoi fizikisht dy persona në një parking në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ka rënë gjatë ditës së djeshme në prangat e Policisë. Pas identifikimit nga ana e Policisë, ai u arrestua në qytetin e Pejës dhe më pas u dërgua në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i dyshuari që fillimisht i ka shkaktuar dy aksidente trafiku, e më pas i ka sulmuar shoferët e dy veturave të aksidentuara është Bekim Catot.
Catot e ka pranuar gjatë intervistimit veprën me të cilën ngarkohet dhe më pas është urdhëruar masa e ndalimit policor.
Sipas dosjes së Prokurorisë, i njëjti dyshohet se edhe e ka kanosur njërën nga viktimat, duke i thënë se “kom me t’vra”.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura.
Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar.
Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…