Dje në Sheshin “Genshër” në Elbasan është falur namazi i Fitër Bajramit, dhe për këtë ka reagur me një shkrim historian shqiptaro-francez me famë botëreore Mathieu Aref,
Shkrimi i plotë:
Më falni ky nuk është Islami për mua që kam lindur ne vendin e Xhamisë « Al Azhar » ( që është qendra akademike e Islamit në botë). Kurrë nuk kam parë një tubim të tillë të grave të mbuluara që marrin sheshet e një qyteti për t’u falur, kurrë nuk kam parë një grua të mbuluar në rrugë apo diku tjetër dhe tani më shumë se 60 vjet më vonë një Islam i caktuar praktikohet si në epokën e shekullit 7-të të Profeti Muhamed.
Përveç kësaj, ne jemi në Evropë dhe nuk është në këtë mënyrë që Shqipëria apo Kosova do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian. Feja është një akt PERSONAL dhe jo publik. Ka xhami për t’u falur dhe madje Kurani thotë se lutjet mund të bëhen edhe në shtëpi. Pra, nuk ka asnjë detyrim për tu mbuluar apo treguar të tjerëve fenë që praktikoni.
Me këtë lloj shpëlarjeje truri nga disa manipulatorë ekstremë islamikë, gjë që nuk e kam njohur gjatë 23 viteve të fëmijërisë sime në Egjipt. Të sillesh në këtë mënyrë nuk do të thotë vetëm të kthehesh në mesjetë, por është edhe diktat i BURRIT i imponuar ndaj grave të manipuluara. Është Xhelozia e burrave dhe egoizmi që krijoi këtë lloj shtrëngimi mesjetar. SA KEQ !
Mathieu Aref lindi në Kajro të Egjiptit, është historian shqiptaro-francez. Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit në Shqipëri. Tashmë ai jeton në Francë dhe i është dedikuar prej vitesh hulumtimit të historisë së prejardhjes së shqiptarëve.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…