POLITIKE

Historiania Kocaqi: Sllavët dhe grekët kanë mbiemra shqiptarë

Në studion e “Provokacija” me Mustafa Nanon ishte historiania Elena Kocaqi. Ajo foli për librin e saj më të ri  “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha”, teksa thotë se libri ka detaje që nuk janë thënë më përpara.

“E kam trajtuar periudhën në mënyrë ndryshe nga ata që kanë trajtuar më parë, sepse është trajtuar sikur të gjithë janë armiq. Por nuk është kështu”, shprehet ajo.

Më tej, Kocaqi shprehet se faktet tregojnë që sllavët dhe grekët kanë mbiemra shqiptarë, kur në fakt duhet të ishte e kundërta.

“Besimtarët gjithmonë kanë qenë të ndarë. Por në momentin që këtu ishin të harruar kishte një lëvizje në Shëipëri për një mëvetësi. Ishte shumë e vështirë në kushtet kur shtete e Ballkanit donin të bëhehsin perandori në territor të Shqipërisë. Nuk bënin dot shqiptarët asgjë në ato momente.

Sllavët kanë mbiemra shqiptarë edhe grekët kanë mbiemra shqiptarë. Ne kemi shkuar në kisha sllave dhe duhet të kishim ne mbiemra sllavë.

Nëse Turqia do të ishte afër…do të bënte të gjitha përpjekjet që të impononte gjuhën e vet. Nuk them se nuk do kishte Shqipëri, varet nga rezistenca jonë. Ne rezistuam për 5 shekuj përmes gjuhën.

Ne jemi popull individualist. Ne nuk kemi politikanë që të vijnë aty dhe të lënë një emër të mirë. Fqinjët tanë bëjnë sakrifica për pushtetin. Grekët çfarë nuk kanë bërë për të marrë territore shqiptare. Nuk kemi një përpjekje të tillë nga ana e politikanëve shqiptarë”, shprehet ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

23 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago