Presidenti finlandez Sauli Niinistö dhe kryeministrja e vendit Sanna Marin kanë mbështetur zyrtarisht anëtarësimin e Finlandës në NATO.
Në të thuhej se Finlanda duhet të aplikojë urgjentisht për anëtarësim në NATO.
Sipas saj, si një anëtare e NATO-s, Finlanda do të forconte të gjithë aleancën e mbrojtjes.
“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO si çështje urgjente. Shpresojmë që hapat kombëtarë që duhen ende për të arritur këtë zgjidhje do të ndërmerren me shpejtësi në ditët në vijim”, thuhet në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Zyra e Presidentit.
Çfarë mund të ndodhë?
Finlanda ka qenë neutrale që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, pasi u pushtua nga Bashkimi Sovjetik.
Humbja e saj nga sovjetikët në konflikt rezultoi në heqjen e 10 për qind të territorit të saj dhe arritjen e një marrëveshjeje që e la atë të paguante dëmshpërblime dhe të godiste ata që kundërshtuan më ashpër Moskën.
Pavarësisht se u bashkua me BE-në në vitin 1995, ajo ka mbetur ushtarakisht e pavarur që atëherë.
Por që nga pushtimi i Ukrainës, Finlanda është në mesin e një numri vendesh që janë detyruar të rimendojnë marrëdhëniet e tyre me Rusinë.
Nëse bëhet kombi i 31-të në paktin mbrojtës, Finlanda do të shpresojë të përfitojë nga angazhimi ‘një për të gjithë, të gjithë për një’.
Kjo e fundit kërkon që të gjithë anëtarët t’i vijnë në ndihmë çdo shteti brenda aleancës i cili sulmohet.
Pse e duan?
Komiteti i Mbrojtjes i Parlamentit finlandez tha të martën se anëtarësimi në NATO është alternativa më e mirë për Finlandën për të garantuar sigurinë e saj kombëtare.
Kjo do të rriste ndjeshëm parandalimin për t’u bërë një objektiv i agresionit të Rusisë, përfundoi në një deklaratë komiteti i mbrojtjes.
Finlanda ndan një kufi prej 1 mijë e 300 kilometrash me Rusinë fqinje.
Ky fakt është veçanërisht i cenueshëm, sepse kufiri është i vështirë për t’u mbrojtur kundër një sulmi agresiv nga lindja.
Çfarë pason?
Anëtarësimi në NATO do të ishte një ndryshim sizmik për kombin nordik.
Kjo, duke shkatërruar një besim të gjatë se qëndrimi jashtë aleancës ushtarake është mënyra më e mirë për të shmangur telashet me Rusinë.
Por, edhe më e rëndësishmja, ajo vjen në një kohë kur një vend që ka qenë neutral për një kohë të gjatë – Suedia – gjithashtu po mendon të bashkohet.
Nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Rusia do ta gjente veten plotësisht të rrethuar nga vendet e NATO-s në Detin Baltik dhe Arktik.
A do të ketë pasoja?
Kremlini ka paralajmëruar për “pasoja ushtarake dhe politike” nëse finlandezët ose suedezët vendosin të anëtarësohen në NATO.
Vladimir Putin, në fjalimin e tij në ditën kur Ukraina u pushtua, u shpreh se “një prani ushtarake në territoret në kufi me Rusinë, do të krijojë një kërcënim gjithnjë e në rritje dhe krejtësisht të papranueshëm për të”.
Por analistët thonë se veprimi ushtarak kundër vendeve nordike duket i pamundur, duke marrë parasysh sa të përfshira janë forcat ruse në Ukrainë.
Shumë nga trupat ruse të vendosura pranë kufirit finlandez u zhvendosën në Ukrainë dhe janë goditur nga “humbje të konsiderueshme”, ka thënë për Associated Press – Heli Hautala, një diplomate finlandeze.
A janë të shqetësuar finlandezët?
Pas qëndrimit të vendosur kundër anëtarësimit për dekada, opinioni publik ka ndryshuar me shpejtësi këtë vit.
Sondazhet tregojnë se më shumë se 70 për qind e finlandezëve janë në favor të anëtarësimit.
Ndërsa fuqia ushtarake e Rusisë ra në vitet ’90, Finlanda e mbajti vigjilencën e saj të lartë.
Por po pranohet gjithnjë e më shumë se mënyra se si është përdorur fuqia ushtarake ruse në Ukrainë mund të jetë e rrezikshme për finlandezët në të ardhmen.
Çfarë do të thotë për NATO-n?
Përveç një anëtari tjetër, analistët thonë se Finlanda ka një forcë të armatosur moderne dhe kompetente.
Kjo do të rriste ndjeshëm aftësitë e NATO-s në Evropën Veriore.
Forcat finlandeze shpesh stërviten me trupat e NATO-s, kështu që tashmë mund të punojnë me ta në mënyrë shumë efektive.
Natyrisht, duke pasur parasysh se është një pakt që kërkon që anëtarët të mbrojnë të tjerët nëse sulmohen, ai potencialisht rrit shanset që një vend do të duhet të mbrohet sepse numri i anëtarëve do të rritet.
Pra, çfarë ndodh më pas?
Më 14 maj, Partia Social Demokrate e kryeministres finlandeze Sanna Marin, grupi më i madh në parlament, pritet të vendosë qëndrimin e saj mbi anëtarësimin në NATO.
Social Demokratët e kryeministres suedeze Magdalena Andersson mendohet se do të bëjnë të njëjtën gjë një ditë më vonë.
Më 17 maj 2022, presidenti finlandez dhe ekipi i tij do të takohen me Mbretin e Suedisë Carl XVI Gustaf dhe një delegacion suedez, për të diskutuar shqetësimet reciproke.
Nëse qeveritë e të dyja vendeve vendosin se duan të kërkojnë anëtarësim, do t’i duhet të kalojnë përmes proceseve legjislative në secilin vend, me debate dhe vota nga parlamentarët.
As Finlanda dhe as Suedia nuk planifikojnë të kryejnë referendume, të shqetësuara se mund të jenë në shënjestër të ndërhyrjes ruse.
Nëse parlamentet e vendeve miratojnë aplikimet, NATO do të lëshojë ftesa zyrtare për t’u anëtarësuar.
Kjo mund të vijë në fund të qershorit kur udhëheqësit e NATO-s të takohen në Madrid në konferencën e ardhshme të aleancës.
I gjithë procesi pritet të zgjasë deri në një vit.