POLITIKE

Historike! Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi-alevit, jep dritën jeshile për njohjen e tyre si minoritet fetar në Greqi

Parlamenti grek ka votuar pro njohjes së pakicës fetare bektashianie-alevite si besim i pa varur dhe duke i cilësuar anëtarët e këtij besimi që jetojnë kryesisht në zonën e Trakes Perëndimore si komunitet fetar më vete.

Ligji për njohjen e këtij komuniteti kaloi në parlament me shumicë votash dhe hyn në fuqi që në datën 1 gusht 2025.

Bashkë me njohjen zyrtare ky komunitet mori edhe njohjen juridike, ndërsa ligji për njohjen e tij përmban 13 nene të cilat rregullojnë funksionimin e tij me autonomi të plote dhe të pa varur prej pjesës tjetër të komunitetit mysliman grek.

Ligji rregullon çështjet e pronave të këtij besimi fetar,të drejtat dhe detyrimet ndaj palëve të treta si dhe parashikon edhe mënyrën e funksionimit,të zgjedhjes së imamëve (të cilësuar baba), por edhe konfiguron mënyrën e funksionimit të tij përball ligjeve fetare dhe civile të vendit.

Parashikohet edhe mënyra e funksionit të vakëfeve,e menaxhimit të pronave dhe të ardhurave nga dhuratat e besimtarëve por edhe rregullon çështjet studimeve fetare brenda tij.

Vendimi u prit me festime prej bektashinjve që jetojnë kryesisht në zonën e Trakës. Prani e këtij komuniteti gjendet edhe në në pjesën tjetër të Greqisë, kryesisht në Athinë.

Më në fund ata do të kenë të drejta të barabarta brenda komunitetit mysliman grek,ndërsa tashmë jepet mundësia për ndërtimin e teqeve të tyre jo vetëm në zonën që banojnë por edhe në zona të tjera të Greqisë.

Gjithashtu,ligji parashikon edhe njohjen zyrtare të teqeve që deri tani funksiononin në kushte ilegaliteti pasi anëtarët e këtij komuniteti nuk njiheshin zyrtarisht prej autoriteteve greke, çka nuk u lejonte atyre ushtrimin e lirë të riteve fetare.

Burime nga ministria greke e arsimit dhe besimeve fetare thanë se vendimi konsiderohet historik dhe e sjell Greqinë edhe më lartë në renditjen e lirisë së besimit fetar dhe diversitetit.

Numri i bektashinjve grek llogaritet në 4-5000,por zyrtarë grekë thonë se ai është shumë herë më i madh,pasi anëtarë të këtij komuniteti shpesh herë liheshin në periferi të ushtrimit të riteve të tyre prej pjesës tjetër të myslimanëve që jetojnë në vend.

Këtij komuniteti tashmë pritet t’i shtohen dhe mijëra bektashinj nga shumë vende të botës,mes tyre edhe emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kryegjyshata botërore e Bektashinjve ndodhet në Shqipëri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago