Gjatë diskutimeve në “Review” me Greta Topjana lidhur me ftesën e Trump ndaj Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Gazës, gazetari Arbër Hitaj e ka cilësuar përfshirjen e Shqipërisë si një vlerësim për diplomacinë shqiptare.
Kjo sipas gazetarit edhe për shkak të marrëdhënieve të Shqipërisë saj të balancuara, veçanërisht raportet e mira me Izraelin dhe pozicionimin e saj si një vend pa interesa direkte në konflikt.
“Për Shqipërinë është një vlerësim për diplomacinë shqiptare. Nga ana tjetër kemi një raport shumë të mirë me Izraelin dhe besoj se ka patur një lloj lobimi nga Izraeli që Shqipëria të jetë pjesë pasi jemi një ndër të paktat vende myslimane në botë që kemi qasje pozitive me Izraelin.
Përveç Shqipërisë, shtet tjetër me rëndësi që është pjesë e NATO-s ka të bëjë edhe Mbretëria e Bashkuar, Turqia.
Nuk shikoj asgjë negative, por në 40 miliardë dollar që llogaritet investimi në Gaza, nuk e di nëse Shqipëria ka mundësi të japë kontribut financiar, por mund të japë kontribut në mënyrë diplomatike pasi është një vend larg interesave direkte, nuk ka mbajtur një anë të qartë në favor të njërës palë apo tjetrës”, theksoi Hitaj.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…