Hoti njofton se kabineti qeveritar është ‘stacionuar’ në Prevallë, komentuesit e bëjnë horë

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se i gjithë kabineti qeveritar do të takohen në Sharr, për të diskutuar Programin Qeverisës 2020-2023.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit.

“Sot, në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, diskutojmë Programin Qeverisës 2020-2023. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar Hoti.

Por, një gjë e tillë si duket nuk është pritur edhe aq mirë nga qytetarët. Në postimin e Hotit ka pasur shumë komentues të cilët e kanë shprehur pakënaqësin e tyre lidhur me këtë mbledhje.

“Pse bre burr a nuk mujshi ne Prishtine me mbajte kete mbledhje a,por me shku ne prevall e me ba tan ato shpenzime pa nevoj”, ka shkruajtur njëri nga komentuesit.