Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur edhe për fotografitë e publikuara nga mediet, ku shihet shkronja Z, simbol i mbështetjes së Rusisë së Vladimri Putinit në luftën kundër Ukrainës, mbi automjetet e KFOR-it e të Policisë së Kosovës.
Hovenier ka theksuar se e dënon këto grafite.
“Ne kemi parë fotografi të grafiteve kundër veturave të KFOR-it dhe automjeteve të policisë dhe kemi dëgjuar për sulme ndaj gazetarëve.” – tha Hovenier.
Ai tha se e dënojnë një gjë të tillë.
“Kjo nuk është një përgjigje e duhur. Protesta paqësore është e drejtë në çdo shoqëri demokratike.” – tha Hovenier.