POLITIKE

Hovenier: SHBA-ja pajtohet me deklaratën e BE-së se Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizje të lirë

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier është shprehur ShBA-ja është e shqetësuar për atë se çfarë ka ndodhur dje në kufijt serb, Gazeta Online shkruan Reporteri.net.

Ambasadori Hoveniher theksoi në veçanti se është i shqetësuar për ndalimin e zëvendë-drejtori të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Rasti i fundit është shqetësues për ne, që po mbahet i ndaluar z.Jankoviq nga autoritetet serbe dhe jam në mënyrë të veçantë i shqetësuar për këtë çështje, se dikë për të cilin ne e njohëm për vite të tëra, dhe kemi ndihmuar në integrimin e komunitetet serb në Policinë e Kosovës, pavarësisht etnisë, dhe rolin e tyre të cilin e kanë luajtur dhe vazhdojnë ta luajnë në pjesën e Policisë së Kosovës. Jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar për ndalimin e z. Jankoviq”, tha Hovenier para gazetarëve.

Lidhur me kërkesën e presidentes Osmani për reagimin e faktorit ndërkombëtarë për këtë çështje, Hovenier tha se ShBA-ja bie dakord me deklaratën e Bashkimit Evropian.

Hovenier kërkoi që të gjitha marrëveshjet nga procesi i dialogut të zbatohen.

“Ne vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evorpian dhe jemi të përfshirë në procesin e dialogut dhe dëshirojmë që këto marrëveshje të zbatohen. Deklarata e BE-së është e qartë, nuk është se nuk dakordohemi me deklaratën e BE-së. Kërkojmë që të gjitha marrëveshjet të implementohen dhe ne të vazhdojmë të punojmë së bashku”, tha ambasadori amerikan para gazetarëve.

Autoritetet serbe nëpër kufi ditën e djeshme ndaluan qindra qytetarë, veprim ky një ditë pasi Kosova kaloi me sukses edhe hapin e dytë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Autoritete serbe ndaluan dhjetë policë të Kosovës, ku pesë prej tyre u liruan, e pesë të tjerë u mbajtën nga ta deri sot.

Derisa sot në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ishin liruar dhe katër tjerë, por jo edhe zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. Sipas Kurti, Jankoviq po mbahet në Rashë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago