Hoxhë Justinian Topulli ishte i ftuar në A2 ku foli rreth shqiptarëve që kanë shkuar në Siri dhe iu bashkuan ISIS. Sipas Topullit pjesa më e madhe e shqiptarëve që udhëtuan drejt Sirisë u gënjyen dhe nuk u nisën drejt këtij vendi për të vrarë.
“Nëse kthehemi se çfarë ka ndodhur me shqiptarët që shkuan në Siri do të shikojmë se shumica e tyre nuk u nisën për të vrarë njerëz të besimeve të tjera. Pjesa më e madhe ishin njerëz të gënjyer, të mashtruar, që u gënjyen nga rrjetet sociale. Padyshim që ka pasur dhe njerëz të këtushëm që kanë bërë këtë lloj radikalizimi dhe rekrutimi”, u shpreh Topulli.
Më tej, hoxhë Topulli shton se shqiptarët që iu bashkuan ISIS kanë pasur një formim të mangët dhe se panorama që gjetën në Siri ishte ajo që çoi në ekstremizimin e tyre.
“Ajo që kam bindjen te këta njerëz është që se ata kanë patur një formim të mangët fetar dhe prandaj kanë rënë pre e një lloj ideologjie e veshur me petkun fetar që ka një background politik. Mjedisi në Siri ka luajtur një rol vendimtar në ekstremizimin e tyre që i ka çuar në një situatë që janë të gatshëm të luftojnë madje dhe të vrasin. Besoj se radikalizimi i këtyre njerëzve ka ndodhur pikërisht në Siri apo Irak”, shtoi Topulli.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…