Epidemia e koronavirusit në Itali dhe Nju Jork më në fund po ngadalësohet. Kështu ka deklaruar një shkencëtar, fitues i çmimit Nobel, nga Universiteti i Stanford-it.
Profesori Michael Levitt, i cili parashikoi me saktësi sesa raste të konfirmuara dhe vdekje do të kishte në Kinë, është shprehur se Italia dhe Nju Jorku janë tashmë drejt “shërimit”. Si Italia ashtu edhe Nju Jorku mbeten dy vendet më të prekura nga Covid-19 në botë, me 157,000 raste të kombinuara nga 736,000 që janë globalisht, shkruan abcnews.al
Italia u bë epiqendra e krizës në botë pasi Kina filloi që ta kishte situatën nën kontroll, por SHBA-të, me një popullsi pesë herë më të madhe, u radhitën shpejt në vendin e parë në botë. Sa i përket SHBA-ve, Nju Jorku mbetet shteti më i prekur me 66,497 raste të konfirmuar dhe 1,218 viktima.
Profesori Levitt u shpreh se Italia tashmë ka nisur që ta kthejë faqen dhe numri i rasteve ditore duket se mbështet pretendimin e tij.
Situata e Nju Jorkut është më pak e sigurt, numri i rasteve të reja ka rënë në tre ditët e fundit në pak më shumë se 7,000 persona në ditë. Por, rritja ishte shumë e madhe ditë më parë. Kjo javë do të jetë vendimtare për të parë nëse kurba e epidemisë do të nisë rënien apo jo.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…