Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizituan Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Me këtë rast, Kurti ka thënë se në IKSHPK janë të mbledhur profesionistët e vullnetarët mirë të përgatitur për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19 që e ka goditur të gjithë botën.
“Nga distanca, meqenëse këshillat e profesionistëve janë të tilla, u takuam me stafin e thirrjeve të cilët e monitorojnë e raportojnë situatën nga terreni 24 orë. Si Qeveri përveç që u qëndrojmë pranë me mbështetje e u jemi falënderues përjetë mantel-bardhëve, shpresat i kemi varur te ta për shpëtimin e jetëve e për kalimin nga kjo fazë me sa më pak pasoja”, ka thënë kryeministri Kurti.
Deri më tani në Kosovë janë 94 raste të konfirmuara me COVID-19.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…