POLITIKE

Huç ministri serb Popovic: Kundërshtarët tanë janë njerëz të pafe dhe për këtë janë të dënuar të shkatërrohen

Ministri për zhvillim teknologjik dhe inovacion në qeverinë serbe dhe kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Nenad Popovic, e shfaqi publikisht fashizmin kur deklaroi se si ministër do ta shfrytëzoj të gjitha mundësitë të shpalos ‘terrorin që po kryhet ndaj popullit serb në Mal të Zi’, transmeton Gazeta Metro.

Popovic e nisi deklaratën me ankesën e çuditshme, por jo të padëgjuar më parë, se serbët janë komuniteti etnik më i rrezikuar në Europë sipas tij.

“Populli ynë në Mal të Zi në këtë moment është komuniteti etnik më i rrezikuar në Europë. Për ta nuk vlejnë ligjet dhe vlerat europiane. Në Mal të Zi vlejnë vetëm ligji i dhunës dhe i mafias që lejojnë të rrëmbehet prona e kishës, e njerëzve të i shkelen të drejtat themelore njerëzore e fetare” ka deklaruar në një njoftim me shkrim, në procesionin e lutjeve para tempullit të Shën Sava për mbrojtjen e shenjtërisë në Mal të Zi.

Pas ankesës së ekzagjeruar Popovic e teproi edhe me shfaqjen e forcës dhe ndihmën për bashkatdhetarët e tij në Mal të Zi, me mjete diplomatike dhe të gjitha mjetet tjera të nevojshme njofton Parti Popullore Serbe.

“I porosis vëllezërit tanë në Mal  të Zi se nuk janë vetëm. Mbledhja madhështore e djeshme në Beograd tregoi se populli serb është i bashkuar në mbrojtjen e shenjtërisë dhe serbizmit në Mal të Zi. Është ndezur shkëndija e rezistencës që tani është e pamundur të shuhet. Ajo do të merr flakë e bartur me besimin tonë në Zotin dhe mirësinë e drejtësinë për të cilën po luftojmë. Kundërshtarët tanë janë njerëz të pafe dhe për këtë janë të dënuar të shkatërrohen” tha Popovic.

Mal i Zi dhe Serbia kanë një konflikt mes vete që prej propozimit ë ligjit për liritë fetare në Mal të Zi, e miratimi dhe hyrja në fuqi këtë javë ka nxehur edhe më debatin e retorikën fashiste në shumë qarqe serbe.

Për krishtlindje ortodokse ishte shkaktuar problem për presidentin serb Vucic i cili kishte anuluar vizitën jo zyrtare në Mal të Zi për shkak të tensioneve mes palëve. Kisha Ortodokse Serbe dhe pushteti serb pretendon se ligji i ri në Mal të Zi ka për synim grabitjen e pronave të kishës serbe në Mal të Zi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

24 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago